Studiuesit kinezë krijojnë model të ri të AI-së për parashikimet e “El Ninjos”
2023-08-03 20:09:43

foto/VCG

foto/VCG

Shkencëtarët besojnë se ngjarjet e “El Ninjos” në Paqësorin Qendror mund të kenë ndikime të gjera në klimën globale, duke i bërë parashikimet e sakta vendimtare për gatishmërinë dhe pakësimin e rrezikut.

Studiuesit kinezë kanë zhvilluar një model të inteligjencës artificiale (AI) të mundësuar nga algoritme të të mësuarit të thellë për të parashikuar zhvillimin dhe modelin e ngjarjeve të “El Ninjos” në Paqësorin Qendror.

foto/VCG

foto/VCG

Bazuar në teknologjinë e rrjetit nervor konvolucionist, studiuesit e Institutit të Fizikës Atmosferike  në Akademinë Kineze të Shkencave zhvilluan një model mësimi të thellë për parashikimin e modelit hapësinor të anomalive të temperaturës së sipërfaqes së detit në Paqësorin ekuatorial.

"Ky studim demonstron potencialin e AI-së në përmirësimin e parashikimeve të ngjarjeve të rëndësishme klimatike si ‘El Ninjo’, që mund të kenë efekte shkatërruese në mbarë globin,” tha Huang Ping, një studiues në Institutin e Fizikës Atmosferike dhe autor i studimit të botuar së fundmi në revistën “Advances in Atmospheric Sciences”. 

Sipas studimit, modeli i AI-së tejkalon modelet tradicionale dinamike në saktësi, veçanërisht në parashikimin e anomalive të temperaturës së sipërfaqes së detit në Paqësorin ekuatorial perëndimor-qendror.

Studimi sugjeron që një model hibrid që kombinon parashikimet si nga modeli i AI-së, ashtu edhe nga modelet dinamike, arrin saktësi edhe më të lartë për ngjarjet e “El Ninos” të Paqësorit Qendror dhe Lindor.

foto/CGTN

foto/CGTN

Ekipi hulumtues planifikon të përdorë më tej fuqinë e të mësuarit të thellë për të zgjeruar aplikimin e modeleve të AI-së në parashikimin stinor të klimës, për të ofruar paralajmërime më të hershme dhe më të sakta për ngjarjet e mëdha të motit.  (Fang Xiaoyu/Artan)