Bora Kërtusha, shkrimtarja e re nga Durrësi dhe ëndrra letrare
2023-08-03 18:06:38

Bora Kertusha  ( foto personale)

Bora Kertusha  ( foto personale)

Bora Kërtusha, e reja nga Durrësi, pasi studioi për psikologji i vendosi vetes qëllime të tjera. Që e vogël ajo e ka ndarë jetën mes librave dhe leximit. Fillimisht Bora botoi librin ”A vret njeriu nga dashuria”, që u pasua nga “Peng i braktisur". Bora thotë se këta libra janë të lidhur mes tyre dhe shumë shpejt do të vijë edhe libri i tretë, një vazhdim i dy të parëve. Bora, një psikologe në profesion dhe shkrimtare në zemër, ka vendosur ta ndajë ketë rrugëtim në mikrofonin e Radio Ejani.

CMG: Bora, si kanë qenë fillesat si  shkrimtare?

Bora Kërtusha: Bëj pjesë tek njerëzit që nuk e ka pasur fort të lehtë rrugëtimin e saj të jetës, në tërësi. Kam pasur momente shumë të forta ulje dhe ngritje, nga të cilat jam lutur dhe kam punuar fort që të largohen. Besoj në univers dhe mbart brenda vetes një energji tepër pozitive për të tërhequr vetëm momente të mira. Nuk kam pritur asnjëherë që libri im të jetë më i shituri, më i miri apo më i lexuari. Por, kam dashur qe ky libër të jetë një pikënisje e rrugëtimit tim letrar, për të cilin kam që në fëmijëri që punoj.

Bora Kertusha dhe dashuria per librat ( foto personale)

Bora Kertusha dhe dashuria per librat ( foto personale)

CMG:  A je një vajzë ëndërrimtare?

Bora Kërtusha: Po, jam! Ndoshta prej faktit që e dua shumë jetën, që investohem shumë dhe e di që gjithçka që mendoj apo synoj do të realizohet një ditë. Këto në thelb janë ëndrrat e mia, por të ndërthurura me shumë punë dhe shumë përkushtim.

CMG: A je lodhur për t’i shkruar librat e tu? Të kanë marrë tepër kohë?

Bora Kërtusha: Unë e di që në një farë forme do të paragjykohem për këtë gjë dhe e di që të tjerët do të thonë si ka mundësi. Librin tim të dytë e kam shkruar për pak  muaj dhe kam pasur një fokus shumë të madh për ta nxjerrë. Në këto pak javë të cilat publikova një libër mund të them që kanë qenë më tepër se vite të tëra shkrimtarësh që rrinë mbi një libër. Aq shumë kohë harxhoja saqë më është dashur të mos fle fare gjumë dhe të rri deri në orët e para të mëngjesit duke shkruar.

Bora Kertusha  dhe botimet e saj ( foto personale)

Bora Kertusha  dhe botimet e saj ( foto personale)

CMG: A mendon se vlerësohen sa duhet shkrimtarët e rinj?

Bora Kërtusha: Për shkrimtarët e rinj gjithmonë ka qenë një lloj paragjykimi kur dalin në treg, nuk janë tepër të mirëpritur, ndoshta deri në momentin që lexohen më pas e ndryshojnë atë përshtypje. Mbeshtetja nga i njëjti komunitet është shumë i rëndëishëm sepse të shërben si motivacion për të vazhduar përpara, e megjithatë unë e kam parimin tim bazë, që nuk duhet të heq dorë në ansnjë moment, për asnjë arsye.  

CMG: Pse ky titull libri Bora “A vret njeriu nga dashuria”?

Bora Kërtusha: Në pamje të parë kësaj pyetje i jep përgjigjen jo, por kur e mendon më konkretisht fillon dhe kupton që njeriu nga dashuria vret në formë figurative. Libri nisi si një pasion për të nxjerrë në pah botën time të brendshme dhe  u pasua nga libri i dytë, ndërsa tani do të vijë edhe libri i tretë.

Bora Kertusha ( foto personale)

Bora Kertusha ( foto personale)

CMG: A të kanë thenë njerëzit që e kane gjetur veten në këtë libër?

Bora Kërtusha: Po e kanë gjetur dhe më kanë folur shpesh që shumë njerëz kanë gjetur ndër rreshtat e librave të mi, veten e tyre. Ndoshta ngaqë unë në libër përshkruaj disa marrëdhënie familjare, shoqërore dhe të dashurisë.

CMG:  Dy arsye pse duhet ta lexojmë këtë libër?

Bora Kërtusha: Sepse do gjeni veten në këtë libër dhe së dyti do reflektoni tërësisht për jetën.

CMG: Përmende vështirësi në jetë, cilat janë mesazhet që jeta të ka dhënë?

Bora Kërtusha: Unë kam një jetë shumë të bukur dhe këtë gjë e kam arritur falë motivit që kam kërkuar tek gjërat e vogla. Ndaj, mesazhi im është të gjejmë lumturinë tek gjërat e vogla.

Intervistoi: Megi Latifi