Grabitje spektakolare më Paris, vidhen bizhuteri me vlerë mbi 15 milionë euro
2023-08-03 16:04:58
Foto nga VCG
Një grabitje spektakolare ka ndodhur Francë. Tre persona të veshur me stil, dy burra dhe një grua, kanë grabitur një argjendari prestigjioze në Paris.
Treshja shënjestroi dyqanin “Piaget” në kohën e drekës në rrugën elegante, “Rue de la Paix”. Grabitësit ishin të armatosur dhe pas vjedhjes u larguan në këmbë, shkruan “Panorama”.
Prokurorët besojnë se bizhuteritë që vodhën arrinin vlerën 10-15 milionë euro.
Vetëm tre muaj më parë, një tjetër dyqan bizhuterish të shtrenjta u vu në shënjestër.
Dyqani “Bulgari” në “Place Vendôme” u sulmua në mes të ditës, nga tre grabitës të armatosur që u larguan me shpejtësi me dy motoçikleta. (Elona)
Lajmet Kryesore