Kina "merr kurorën" për shumicën e patentave të teknologjisë së sigurisë në botë
2023-08-03 17:20:32

foto/VCG

foto/VCG

Kina është bërë vendi me numrin më të madh të patentave të teknologjisë së sigurisë në botë, sipas një raporti të ri të "IPRdaily", të titulluar "Raporti i analizës së patentave të teknologjisë së sigurisë."

Në fund të prillit, Kina zinte 54.4 për qind të numrit të përgjithshëm të patentave të teknologjisë së sigurisë në botë, me 20 445 të tilla, e pasuar nga ShBA-ja me 9 155 patenta, dy vendet inovatore kryesore të patentave të tilla, tha "IPRdaily".

Numri i patentave të shpikjes të teknologjisë së sigurisë të Kinës ishte 2.23 herë më i madh se i ShBA-së dhe kompanitë kineze përbënin shtatë ndër dhjetë aplikueset kryesore në botë.

"IPRdaily" është një platformë mediatike udhëheqëse në shkallë globale e pronësisë intelektuale teknologjike që përqendrohet në shërbimet e pronësisë intelektuale dhe ekosistemin e industrisë së pronësisë intelektuale.

foto/VCG

foto/VCG

Në raport, për herë të parë, ekipi i kërkimit i "IPRdaily" e analizoi teknologjinë e sigurisë si një grup teknologjik të brezit të ri, duke përmbledhur përkufizimin dhe konotacionet e saj.

Ai e përkufizoi teknologjinë e sigurisë, të njohur gjithashtu si "teknologjia e sigurisë së informacionit", si një teknologji dhe metodë që përfshin mbrojtjen e sistemeve të informacionit, rrjeteve dhe sistemeve kompjuterike, si edhe të dhënave e informacionit përkatës, që mbulojnë shumë përmasa të inxhinierisë së sistemit.

Raporti integroi gjithashtu tre përmasat teknike të biznesit, të dhënave dhe sigurisë së sistemit, duke kërkuar dhe analizuar patentat e shpikjeve në fushën e teknologjisë së sigurisë globale.

foto/VCG

foto/VCG

Si forcë kryesore në zhvillimin e ekonomisë digjitale, ndërmarrjet me bazë teknologjike janë bërë aktorët kryesorë në aplikimet për patenta të teknologjisë së sigurisë.

Dhjetë aplikuesit kryesorë kanë 25 572 të ashtuquajtura "familje patentash", thuhet në raport.

Grupi "Ant" i Kinës është i pari me 3 806 familje patentash të teknologjisë së sigurisë dhe IBM  e "Huawei" renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe në të tretin me 3 545 dhe 3 433 familje patentash të teknologjisë së sigurisë.

Ndër dhjetë aplikuesit kryesorë renditen dhe "Tencent", Korporata Shtetërore e Rrjetit Elektrik e Kinës, "Microsoft", ZTE, "Intel", Banka  Industriale e Tregtare e Kinës (ICBC) dhe "China Mobile". (Artan)a