Mjet ajror pa pilot për të mbështetur shpëtimin emergjent në rajonin e goditur nga tajfuni në Kinë
2023-08-03 10:48:32

Foto nga VCG

Mjeti i madh ajror civil pa pilot (UAV) i Kinës, “Wing Loong-2H”, u dërgua për të mbështetur shpëtimin emergjent në provincën Fujian të Kinës Lindore, e cila është prekur nga tajfuni “Doksuri”.

Mjeti ajror monitoroi nivelin e ujit, dëmtimet e ndërtesave dhe kushtet e tjera të fatkeqësive të shkaktuara nga tajfuni në qytete të shumta në të gjithë Fujian, bën të ditur “Xinhua”. Ai mblodhi dhe dërgoi imazhe me definicion të lartë në kohë reale dhe të dhëna vizuale të informacionit meteorologjik. Misioni zgjati më shumë se 11 orë me një rreze totale fluturimi që kalon 3000 km.

Tajfuni “Doksuri” goditi Fujian me erëra të fuqishme dhe shi të dendur në qytete të shumta të provincës bregdetare.  (Elona)