
Foto nga VCG
Vendet evropiane po vazhdojnë evakuimin e shtetasve të tyre nga Nigeri. Franca, Italia dhe Spanja po evakuojnë shtetasit e tyre si dhe të huaj të tjerë, mes shqetësimeve se ata mund të bllokohen në këtë vend pas grushtit të shtetit të organizuar nga ushtria, që arrestoi presidentin dhe mori kontrollin e vendit.
Uashingtoni ende nuk ka njoftuar për evakuimin e forcave amerikane, diplomatëve, punonjësve të ndihmave dhe shtetasve të tjerë amerikanë që ndodhen në Niger. Ndërkohë, ministrat e mbrojtjes të bllokut rajonal të Afrikës Perëndimore do të takohen të mërkurën për të biseduar rreth grushtit të shtetit të javës së kaluar. Blloku rajonal, i përbërë nga 15 shtete anëtare dhe i njohur me emrin ECOWAS, ka paralajmëruar se do të përdorë forcën për të shtypur puçin ushtarak në Niger dhe për të rikthyer në pushtet Presidentin Mohamed Bazoum.
Por, shtetet fqinje Mali, Burkina Faso dhe Guinea - të qeverisura nga ushtritë që përkrahin puçin në Niger u shprehën kundër.
