Kina aktivizon reagimin emergjent për përmbytjet në rajonet veriore dhe verilindore
2023-08-03 11:11:07

Foto nga VCG

Ministria kineze e Burimeve Ujore nisi një reagim emergjent të nivelit IV të mërkurën në mëngjes, për kontrollin e përmbytjeve në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme dhe provincat Heilongjiang, Jilin dhe Liaoning.  

Sipas ministrisë, cituar nga “Xinhua”, deri të premten shirat e dendur pritet të godasin pjesën më të madhe të pellgjeve të lumenjve Songhua dhe Liaohe, me nivelet e ujit në disa zona që pritet të tejkalojnë shenjat paralajmëruese.  

Ministria u ka kërkuar departamenteve lokale të burimeve ujore që të përditësojnë në kohë situatën e ndryshimit të nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, si dhe të përmirësojnë reagimet e kontrollit të përmbytjeve në përputhje me rrethanat.  

 Kina ka një sistem reagimi emergjent me katër nivele të kontrollit të përmbytjeve, ku niveli I është përgjigjja më urgjente. (Elona)