Kush është burimi i rrezikut gjeopolitik?
2023-08-03 19:00:50

Kohët e fundit, disa politikanë dhe media amerikane janë përpjekur ta përbaltin bashkëpunimin portual të Kinës me vendet e tjera dhe kanë përhapur teorinë e "investimeve të Kinës në portet globale si një kërcënim", që përbën një "rrezik gjeopolitik të fshehur nga syri i publikut". Në fakt, ShBA-ja ka krijuar rreth 750 baza ushtarake në 80 vende e rajone të botës dhe i përdor këto baza për të nisur vazhdimisht luftëra dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera. ShBA-ja është burimi i vërtetë i rrezikut gjeopolitik.

Investimet jashtë vendit të Kinës në projekte infrastrukturore, si portet, nuk synojnë ndonjë palë të tretë e nuk përbëjnë kërcënim sigurie për ndonjë vend. Porti i Pireut në Greqi, porti i Gvadarit në Pakistan dhe porti Hambantota në Sri-Lanka, me investime nga kompanitë kineze, i kanë dhënë hov zhvillimit ekonomik vendor dhe kanë krijuar mundësi punësimi, duke u mirëpritur nga qeveritë dhe popujt e këtyre vendeve. Shpifjet nga ShBA-ja nuk do të ndikojnë aspak në bashkëpunimin miqësor të Kinës me këto vende.  (Fang Xiaoyu/Artan)