Kërcënimi nga Bjellorusia, Polonia rrit numrin e trupave në kufi
2023-08-03 11:19:18

Foto nga VCG

Polonia ka vendosur të dërgojë më shumë trupa në kufi pasi helikopterët e Bjellorusisë shkelën hapësirën e saj ajrore.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë për mediat, citon “RTSH”. 

Sipas deklaratës, Aleanca e Atlantikut të Veriut është informuar për incidentin dhe i ngarkuari me punë i Bjellorusisë u thirr për të shpjeguar situatën.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se nuk janë  në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik që grupi “Wagner” mund të paraqesë ndaj NATO-s.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha në një konferencë se SHBA-ja po vëzhgon situatën nga afër teksa një numër i paspecifikuar luftëtarësh të “Wagner”-it kanë filluar të stërvitin ushtrinë kombëtare të Bjellorusisë, duke bërë që Polonia të fillojë të lëvizë më shumë se 1 mijë trupa më afër kufirit.

Nga ana tjetër, presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka mohuar pretendimet e Polonisë se rreth 100 mercenarë të “Wagner”-it jenë afruar pranë kufirit polak. (Elona)