Simpozium mbi stimulimin e forcës nxitëse të lulëzimit të Hong-Kongut
2023-08-03 17:19:07

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Një simpozium mbi stimulimin e forcës nxitëse të lulëzimit të Hong-Kongut u mbajt të mërkurën në Qendrën e Konferencave dhe të Ekspozitave Ndërkombëtare të Hong-Kongut.

Duke u përqendruar në zhvillimin e ri, mundësitë dhe epërsitë e Hong-Kongut në udhëtimin e ri të kalimit nga qëndrueshmëria në begati, pjesëmarrësit diskutuan se si të nxitet përparimi i Hong-Kongut drejt një begatie sa më të madhe sa më shpejt të jetë e mundur.

John Lee, kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) të Kinës, tha në simpozium që, sipas parimit "Një vend, dy sisteme", Hong-Kongu gëzon epërsitë unike të mbështetjes te atdheu e të lidhjes me botën.

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Qeveria e HKSAR-it dhe të gjithë sektorët e shoqërisë duhet të shfrytëzojnë mundësitë që ofrojnë atdheu dhe bota, të stimulojnë hovin e zhvillimit të Hong-Kongut dhe të ecin përpara me një shpejtësi të lartë në udhëtimin e ri nga qëndrueshmëria në begati, në mënyrë që Hong-Kongu të arrijë begati më të madhe sa më parë të jetë e mundur, tha ai.

Zheng Yanxiong, drejtor i Zyrës së Lidhjes të Qeverisë Qendrore Popullore në HKSAR, tha në simpozium se, për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë dhe begatinë e Hong-Kongut, është e domosdoshme të mbahet koncepti i zhvillimit i ecjes në një ritëm me kohën e të krijohet një mjedis biznesi i hapur dhe i mbështetur në ligj, duke u bashkuar dhe duke punuar së bashku.

Zyrtarët nga qeveria e HKSAR-it dhe provinca Guangdong, si edhe përfaqësuesit nga dhomat e tregtisë dhe ndërmarrjet, diskutuan gjithashtu si mund të hapin së bashku një kapitull të ri për Hong-Kongun. (Artan)