Kina ofron fonde subvencionuese për rregullimin e rrugëve në zonat e prekura nga stuhia
2023-08-03 18:58:55

foto/VCG

foto/VCG

Kina ka akorduar 30 milionë juanë (rreth 4.2 milionë dollarë amerikanë) për rregullimin emergjent të rrugëve për Pekinin dhe provincën Hebei, pas stuhive të shkaktuara nga tajfuni.

Fondet e veçanta janë dhënë nga Ministria e Financave dhe Ministria e Transportit së fundmi. 

foto/VCG

foto/VCG

Për shkak të ndikimit të tajfunit "Doksuri", tajfuni i pestë këtë vit, rajoni Pekin-Tianjin-Hebei ka përjetuar reshje të vazhdueshme të dendura.

Kina ka aktivizuar kohët e fundit reagimin emergjent të nivelit II kundër përmbytjeve dhe ka shpallur alarmin e kuq, paralajmërimi i nivelit më të lartë, për stuhi shiu.

Pekini ka regjistruar gjatë ditëve të fundit reshjet më të mëdha të shiut që nga fillimi i regjistrimeve 140 vjet më parë.

foto/VCG

foto/VCG

Sasia maksimale e reshjeve të shiut gjatë stuhisë arriti në 744.8 milimetra, të regjistruara midis orës 20 të së shtunës dhe 7 të mëngjesit të së mërkurës në rezervuarin "Wangjiayuan" në distriktin Changping, bëri të ditur të mërkurën Shërbimi Meteorologjik i Pekinit.   (Fang Xiaoyu/Artan)