Kina merr masa për të mbështetur zhvillimin me cilësi të lartë
2023-08-03 17:23:36

foto/VCG

foto/VCG

Kina do të zbatojë një sërë masash të reja për të lehtësuar dhe mbështetur zhvillimin me cilësi të lartë, tha Ministria e Sigurisë Publike në një konferencë shtypi të mbajtur të enjten.

Sipas ministrisë, janë shpallur gjithsej 26 masa, që synojnë të çojnë përpara reformën në punën e organeve të sigurisë publike në mbarë Kinën, të përmirësojnë menaxhimin dhe aftësitë e tyre të shërbimit dhe të forcojnë mbikëqyrjen e sigurisë.

foto/VCG

foto/VCG

Ato përfshijnë zbatimin e menaxhimit të bazuar në listë të çështjeve që kërkojnë miratimin e qeverisë, promovimin e një lloji të ri urbanizimi me njerëzit në qendër dhe dhënien e vizave portuale dhe vizave me shumë hyrje për biznesmenët e huaj që vijnë në Kinë.

Do të bëhen përpjekje për të përmirësuar menaxhimin e trafikut rrugor, për të lehtësuar transportin e biznesin logjistik dhe për të ofruar në internet më shumë shërbime nga organet e sigurisë publike, deklaroi ministria.

foto/VCG

foto/VCG

Do të forcohen edhe rregulloret për të përkrahur zhvillimin e shëndetshëm të formave dhe modeleve të reja të biznesit, për të intensifikuar goditjen ndaj veprimtarive të paligjshme e kriminale dhe për të mbrojtur sigurinë kibernetike, sigurinë e të dhënave dhe sigurinë e informacionit vetjak.

Ministria e Sigurisë Publike do të parashtrojë plane specifike për të siguruar që masat të zbatohen deri në fund të këtij muaji.   (Fang Xiaoyu/Artan)