Italia ndalon ndihmat sociale për qytetarët e papunë dhe ata me të ardhura të pakta
2023-08-02 10:49:49

Foto nga VCG

Nga 1 gushti janë ndaluar ndihmat sociale për qytetarët e papunë dhe ata me të ardhura të ulëta në Itali. Njoftimi zyrtar u bë gjatë fundjavës përmes një mesazhi dërguar mijëra telefonave celularë. Kjo masë ka të bëjë me familjet në të cilat ka qytetarë që konsiderohen të aftë për të kërkuar një punë të re, shkruan “Panorama”. Por vendimi shkaktoi pakënaqësi, veçanërisht në shumë rajone të jugut italian me një shkallë të lartë papunësie. 

Qeveria italiane ka miratuar një masë të re, të cilën e quajti “të ardhura nga përfshirja sociale” dhe sipas asaj që u vendos, nuk i kalon 6000 euro në vit.

Në të njëjtën kohë, kushdo që nuk ka të drejtë të marrë këtë ndihmë do të mund të aplikojë për grant prej 350 euro në muaj për një periudhë njëvjeçare, me kusht që të ndjekë njëkohësisht kurse të formimit profesional. (Elona)