Foto nga VCG
Hekurudhat në Kinë regjistruan 406 milionë udhëtime pasagjerësh nga 1 deri më 31 korriku, sipas të dhënave të publikuara të martën nga “China State Railway Group Co., Ltd.”, operatori hekurudhor i vendit.
Gjatë kësaj periudhe, udhëtimet ditore të pasagjerëve ishin mesatarisht 13.1 milionë, ndërsa 10.169 trena funksiononin çdo ditë, me 14.2 për qind në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, citon “Xinhua” kompaninë.
Për t'u shërbyer më mirë pasagjerëve, kompania njoftoi se zyrat e saj të ndryshme kanë optimizuar planet e funksionimit bazuar në të dhëna të mëdha, ndërsa stacionet e trenave në qytetet e mëdha të vendit, si Guangzhou, Shenzhen dhe Changsha kanë shtuar stafin për të përshpejtuar procesin e hyrjes së pasagjerëve dhe për të përmirësuar efikasitetin.
Periudha e verës është zakonisht një sezon i ngarkuar për sistemin hekurudhor të vendit pasi studentët kthehen në shtëpi për pushime verore, ndërsa vizitat familjare dhe udhëtimet turistike gjithashtu rriten gjatë këtij sezoni. (Elona)