Kina akordon 110 milionë juanë për ndihmë nga fatkeqësitë në Pekin, Tianjin, Hebei
2023-08-02 10:42:49
Foto nga VCG
Autoritetet në Kinë kanë akorduar 110 milionë juanë (rreth 15.43 milionë dollarë amerikanë) për të mbështetur punën për parandalimin e përmbytjeve dhe ndihmën ndaj fatkeqësive në Pekin, Tianjin dhe Hebei, sipas Ministrisë së Financave dhe Ministrisë për Menaxhimin e Emergjencave.
Fondet do të përdoren për të mbështetur punën e shpëtimit emergjent dhe ndihmën për njerëzit e prekur nga përmbytjet, citon “Xinhua”.
Autoritetet kineze kanë nisur përpjekjet masive të shpëtimit dhe ndihmës në përgjigje të shirave të rrëmbyeshëm të shkaktuar nga tajfuni, të cilat deri mbrëmjen e së martës kishin shkaktuar 11 viktima në kryeqytetin Pekin. (Elona)
Lajmet Kryesore