Brezit të ri të fermerëve i kërkohet të përhapë përsosurinë
2023-08-02 16:10:59

Forumi Rinor Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë” për Ndërtimin e Zonave të Bukura Rurale, i zhvilluar në Kinë, kishte si fokus rritjen e shkëmbimeve ndërkombëtare, avancimin e vitalizimit rural dhe transformimin e bujqësisë moderne. Po ashtu iu bë thirrje të rinjve që të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të luajtur një rol pararojë në inovacionin teknologjik bujqësor, përmirësimin e mjedisit rural dhe zbutjen e varfërisë.

Brezit të ri të fermerëve i kërkohet të përhapë përsosurinë

Të rinjtë nga Kina dhe Azia Qendrore u thirrën për të forcuar bashkëpunimin dhe për të nxitur zhvillimin rural në një nënforum në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Fshatit të Bukur 2023 të mbajtur në Longnan, në provincën kineze Gansu. Sipas organizatorëve, në kuadër të Kampusit të Liderëve Rinorë Kinë-Azi Qendrore 2023, Forumi Rinor Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë” për Ndërtimin e Zonave të Bukura Rurale synon rritjen e shkëmbimeve ndërkombëtare, avancimin e vitalizimit rural dhe transformimin e bujqësisë moderne.

Vizitorët provojnë objektet e realitetit virtual në Forumin Ndërkombëtar 2023 Beautiful Countryside./China Daily

Hu Sheng, anëtar i Sekretariatit të Komitetit Qendror të Lidhjes Rinore Komuniste të Kinës, tha se Kina dhe Azia Qendrore kanë perspektiva të gjera për bashkëpunimin bujqësor pasi shumë vende të Azisë Qendrore kanë burime të pasura dhe me cilësi të lartë bujqësore. Sipas tij, të rinjtë duhet të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të luajtur një rol pararojë në inovacionin teknologjik bujqësor, përmirësimin e mjedisit rural dhe zbutjen e varfërisë.

Ndërkohë, ata duhet të rrisin bashkëpunimin dhe shkëmbimet në bujqësi për të përballuar çështjet globale si siguria ushqimore dhe për të ndërtuar një fshat të bukur në Kinë dhe Azinë Qendrore, tha ai.

Marat Tagaev, zëvendësministri i Kulturës, Informacionit, Sportit dhe Politikës Rinore të Kirgistanit, vlerësoi nismën “Një brez, një rrugë” dhe tha se një nga fushat kryesore të bashkëpunimit Kinë-Kirgistan është rinia. “Ne mbështesim nismën pasi ajo çimenton lidhjet tregtare midis dy vendeve dhe u ofron të rinjve tanë mundësi të reja për arsimim, punësim dhe shkëmbime kulturore”,- tha Tagaev, i cili theksoi se vendi i tij shpreson të zgjerojë bashkëpunimin me Kinën dhe të shfrytëzojë përvojën e Kinës, për të përfituar rinia dhe zhvillimi rural.

Zyrtarë, drejtues të korporatave dhe përfaqësues nga organizatat rinore ofruan njohuritë e tyre në forum mbi vitalizimin rural. Ata diskutuan se si të rinjtë e vendeve të tyre morën pjesë në zhvillimin bujqësor dhe rural.

Të rinjtë kinezë janë luftëtarët, dëshmitarët, përfituesit dhe pionierët e zhvillimit rural, tha Wang Liang, zëvendësdrejtor i Departamentit të Zhvillimit të të Rinjve në Komitetin Qendror të Lidhjes Rinore Komuniste të Kinës. “Ata kanë dhënë një kontribut të madh në zbutjen e varfërisë dhe vitalizimin rural, ndërsa kanë fituar shumë gjatë këtij procesi”,- tha Wang.

Më shumë se 460.000 studentë të universitetit janë bashkuar në programet e mësimdhënies vullnetare gjatë 20 viteve të fundit, sipas Wang. Në vitin 2022, Lidhja ofroi kurse trajnimi për 60.000 të rinj në zonat rurale.  Bektur Bazakechov, themeluesi i një ndërmarrje bujqësore në Kirgistan, tha se ka shumë programe dhe organizata në vendin e tij që janë të përkushtuara për të mbështetur të rinjtë e zonave rurale dhe për t'i inkurajuar ata të marrin pjesë në zhvillimin rural. Me politika dhe stimuj të favorshëm, të rinjtë në zonat rurale kanë nisur disa projekte startup-e që përfshijnë teknologjinë bujqësore dhe turizmin dhe kanë bërë arritje të jashtëzakonshme, tha Bazakechov.

Vendi i forumit ndodhet në qarkun Kangxian të qytetit Longnan në provincën Gansu./China Daily

Anuar Bokenov, drejtor i “Earth Mother”, një kooperativë rurale në Kazakistan, tha se Kina ka krijuar partneritete të ngushta me Kazakistanin për teknologjitë dhe pajisjet bujqësore, duke çuar në rezultate pozitive për të dy vendet.

“Ne presim të shohim më shumë projekte dypalëshe në të ardhmen për të formuar fermerët e rinj dhe për të nxitur ekonominë e gjelbër”,- tha ai.

Përfaqësues të të rinjve, përfshirë Cai Ziping, studiues në Akademinë e Shkencave Bujqësore Gansu; Liu Yuhong, drejtoresha e një kompanie vaji ulliri me bazë në Longnan; dhe bletari Ma Gongzuonga provinca Zhejiang treguan historitë e tyre të suksesit në zonat rurale.

Pas 12 vitesh rritjeje, ndërmarrja e Liu është bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të ullirit në Azi, me 30 dyqane ekskluzive dhe 1000 agjentë në të gjithë Kinën. “Ne do të vazhdojmë të nxisim industrinë e ullirit në Kinë dhe t'i përkushtohemi zhvillimit të qytetit tonë”,- tha ajo.  Në disa nënforume të tjera u diskutua për bujqësinë në zonat e thata malore dhe zhvillimin e integruar të bujqësisë dhe turizmit.