Foto nga VCG
Popullsia e specieve kryesore në parqet kombëtare Sanjiangyuan dhe Wuyishan është rikuperuar si pjesë e arritjeve të bëra në mbrojtjen e parqeve të Kinës.
Autenticiteti dhe integriteti i ekosistemit në këto parqe kombëtare ishin nën mbrojtje efektive, tha Tian Yongchen, drejtor i Qendrës së Parkut Kombëtar të Administratës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave, në një konferencë për shtyp.
Në vitin 2021, Kina krijoi grupin e parë të parqeve kombëtare, me një sipërfaqe toke të mbrojtur prej 230.000 km katrorë, bën të ditur “Xinhua”.
Këto parqe, përkatësisht Parku Kombëtar Sanjiangyuan, Parku Kombëtar i Pandave Gjigante, Parku Kombëtar i Tigrit dhe Leopardit të Kinës Verilindore, Parku Kombëtar i Pyjeve Tropikale të Hainan dhe Parku Kombëtar Wuyishan, strehojnë gati 30 për qind të specieve kryesore të kafshëve të egra tokësore që gjenden në vend.
Foto nga VCG
Duke përmendur një plan të mëparshëm për paraqitjen hapësinore të parqeve kombëtare, Tian tha se kishte 49 zona kandidate të parkut kombëtar, që mbulonin 1.1 milionë km katrorë, që përbënin 10.3 për qind të sipërfaqes së Kinës.
Zyrtari tha se masterplani do të avancohet në mënyrë të qëndrueshme dhe më shumë se 400 qarqe në 28 rajone të nivelit provincial pritet të përfitojnë prej tij. Planet e ardhshme përfshijnë gjithashtu optimizimin e rregulloreve për ngritjen, ndërtimin dhe funksionimin e parqeve kombëtare dhe forcimin e zbatimit të unifikuar të ligjit nga departamente të shumta, sipas Tian. (Elona)