Studiuesit dhe shkencëtarët mendojnë se mbështetja e talenteve të rinj në kërkimin bazë është një hap i madh drejt të ardhmes, pasi rritet një brez i përgatitur për të çuar përpara idetë e reja në shkencat e avancuara. Gjatë një kongresi të mbajtur në Pekin, ku u mblodhën studiues me emër dhe të fushave të ndryshme u theksua rëndësia e mbështetjes së të rinjve dhe nxitja edhe për bashkëpunim ndërkombëtare për të adresuar sfidat e përbashkëta.
Shkencëtarët theksojnë rëndësinë e mbështetjes së talenteve në kërkimet bazë
Disa shkencëtarë theksuan rëndësinë e mbështetjes së talenteve në kërkimin bazë në Kinë dhe inkurajuan të rinjtë të sfidojnë çështjet më të fundit në shkencën bazë në kuadër të Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Bazë (ICBS) të mbajtur në Pekin. Fituesit e medaljes “Fields”, Shing-Tung Yau, Caucher Birkar, Maxim Kontsevich, dhe fituesi i çmimit “Turing”, Andrew Chi-Chih Yao ndanë pikëpamjet e tyre mbi mbështetjen e talenteve dhe zhvillimin e kërkimit bazë në aktivitetet e shkëmbimit me mësuesit dhe studentët e universitetit.
CFP
“Shpresojmë që të rinjtë të mund të komunikojnë aktivisht me studiues të klasit të parë brenda dhe jashtë vendit përmes këtij kongresi, në mënyrë që ata të mund të shohin se sa larg kanë shkuar shkencat më të avancuara në botë dhe të vendosin qëllime të qarta për veten e tyre”,- deklaroi matematikani Shing-Tung Yau, kryetar i kongresit dhe dekan i Kolegjit Qiuzhen në Universitetin Tsinghua.
“Është shumë e rëndësishme që të rinjtë të komunikojnë me shkencëtarë me famë botërore dhe të dëgjojnë fjalimet e tyre”, shtoi Yau, i cili kujton se zgjidhi një çështje të rëndësishme në vitin 1979, sepse dëgjoi fjalimin e fituesit të medaljes “Fields”, David Mumford, që është kujtimi i tij gjatë gjithë jetës.
Andrew Chi-Chih Yao, akademik i Akademisë Kineze të Shkencave, tha se të rinjtë kinezë janë shumë të zgjuar dhe ajo çka u nevojitet është një ndihmë e vogël.
“Ata mund të mësojnë njohuri të reja në kurset e kolegjit dhe mund të takojnë disa profesorë të mirë, të cilët i inkurajojnë të kenë kuriozitet dhe shpirtin e kërkimit. Një rritje e tillë e talenteve do të bëjë ndryshimin”,-tha Yao.
Ai shtoi se inteligjenca artificiale do të ketë një ndikim të madh dhe të gjerë në akademinë, industrinë, madje edhe në të gjithë shoqërinë në të ardhmen. Sipas tij, vendet duhet të përpiqen të krijojnë një mjedis të mirë për të inkurajuar më shumë shkencëtarë që të bëjnë kërkime dhe të kenë kureshjte për të gjetur zgjidhjet e problemeve të tyre, duke forcuar gjithashtu shkëmbimet ndërkombëtare dhe duke punuar së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta.
Caucher Birkar, profesor në Universitetin Tsinghua, tha se përveç problemeve të pazgjidhura matematikore, sfida më e madhe e matematikës është trajnimi dhe edukimi i matematikanëve. “Mësimdhënia në stilin e teksteve shkollore, e cila u thotë studentëve se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë jo, do t'i bëjë shumë studentë të ndihen të mërzitur nga matematika dhe të largohen prej saj, duke mos qenë të aftë të shijojnë argëtimin e matematikës”,- shtoi ai.
CFP
Në Universitetin Tsinghua, ai shpesh inkurajon studentët që t'i bëjnë pyetje njëri-tjetrit dhe të komunikojnë në klasë. Ai beson se bërja e pyetjeve është e favorshme për të nxitur interesin e studentëve dhe për të frymëzuar të menduarit.
“Është shumë e rëndësishme që matematikanët të kenë zakon të bëjnë pyetje, gjë që është eksplorimi i mundësive të reja dhe imagjinata se çfarë mund të bëni më pas. Ky zakon kultivohet më së miri kur jeni student”,- tha ai.
Maxim Kontsevich, profesor në Institutin e Studimeve të Avancuara Shkencore në Francë, beson se është shumë e rëndësishme që më shumë adoleshentë të ndiejnë bukurinë e matematikës, sepse vetëm nëpërmjet dëshirave mund të bëhen përpjekje të pandërprera për të eksploruar.
“Matematika është një lëndë shumë e bukur, e cila luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë njerëzore dhe ia vlen ta eksplorojmë dhe mësojmë në jetën tonë”, tha ai.
Sipas Shing-Tung Yau, vendet ende duhet t'i kushtojnë rëndësi të madhe shkencës bazë, të investojnë më shumë burime, të tërheqin më shumë talent për të marrë pjesë në kërkimin shkencor bazë, të kultivojnë interesin publik në shkencën bazë dhe të promovojnë bashkëpunimin dhe ndarjen ndërkombëtare.
CFP
“Shkenca bazë është guri themeltar i njohurive njerëzore. Është një mënyrë e rëndësishme për të kuptuar botën, për të zbuluar parimet e natyrës, për të eksploruar universin dhe për të nxitur përparimin shkencor dhe teknologjik. Ajo është një forcë e fuqishme lëvizëse për të udhëhequr të ardhmen e njerëzimin dhe promovimin e progresit social”, tha ai.