Kina publikon masa të hollësishme për nxitjen e ekonomisë private
2023-08-02 16:14:25

foto nga CFP

Reparti i një fabrike private për prodhimin e elevatorit për eksport në qytetin Huzhou të provincës Zhejiang/ foto nga CFP

Organi më i lartë i planifikimit ekonomik në Kinë shpalli të martën një sërë masash të hollësishme për zhvillimin e sektorit privat, përfshirë ato lidhur me uljen e taksave dhe përkrahjen e ekonomisë së platformave.

Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës i Kinës theksoi zgjidhjen e problemeve me të cilat ndeshen tani ndërmarrjet private, dhe njëkohësisht shtimin e besimit të tyre.

Kompanive do t'u ofrohen procedura më të lehtësuara për uljen e tatimeve për shpenzimet e kërkim-zhvilimit, kohë më e shkurtër për rabatin e taksave doganore të eksportit, si edhe përkrahje më e fortë financiare përfshirëse.

Sa u përket garancive ligjore, rregulloret dhe dokumentet zyrtare që shkelin parimin e barazisë të sipërmarrjeve të pronësive të ndryshme, do të shfuqizohen, për të mbrojtur zhvillimin e ekonomisë private.

Qeveria do të përmirësojë edhe shërbimet e saj për të ndihmuar bizneset private në zgjidhjen e vështirësive, do të pakësojë hallkat e tepërta në miratimin administrativ, do t'u kthejë fondet ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe do të kontaktojë aktivisht me sipërmarrësit gjatë hartimit të politikave. (Wang Lei/ Artan)