< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Peshëngritje, Ertjan Kofsha shpallet kampion i Evropës për të rinj në stilin e shkëputjes
2023-08-02 10:16:10

Foto nga ATSH

Ertjan Kofsha u shpall kampion i Evropës për të rinj në stilin e shkëputjes në kampionatin për të rinj të peshëngritjes që po zhvillohet në Rumani.

Peshëngritësi 18-vjeçar ishte më i miri në këtë stil duke ngritur 153 kilogramë në provën më të mirë për peshën deri 89 kilogramë, shkruan “ATSH”.

Ertjani më pas u rendit i treti në shtytje me 184 kilogramë dhe dygarësh me 337 kilogramë në total, duke marrë 2 medalje bronzi.

Ai kaloi me sukses të gjitha provat.

Ertjan Kofsha edhe më herët ka pasur sukses në kampionatet e moshave, ku ka marrë medalje.

Në Evropianin e të rinjve që po mbahet në Bukuresht paraqitje të mirë patën edhe Enkileda Carja e Samoel Rasa, të cilët u përfshinë mes më të mirëve në garat e tyre. (Elona)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree