Kostot e turizmit të aventurës
2023-08-02 17:01:03

turizmi-aventures (gazeta si)

turizmi-aventures (gazeta si)

E ndërsa kostot për të kaluar pushimet pranë bregdetit kanë pësuar rritje diku më shumë e diku më pak, turizmi i aventurës mbetet më pak i kushtueshëm. Kështu shprehen ekspertët të cilët çdo ditë merren me këtë aktivitet në Shqipëri. Elkierd Deliu nga “Albanian Sport & Tourism” thotë se një turist merr shumë më shumë shërbime krahasuar me atë që paguan.

“Përsa i përket kostos në përgjithësi dhe tek turizmi i aventurës, nese do ta krahasojmë me atë çfarë klienti apo turisti merr, është pothuajse zero. Realisht ka një kosto duke qenë se në krahasim me turizmin kulturor turizmi i aventurës ka një angazhim më të madh. Nëse do bëjmë raftin ka kosto shtesë që duhen transportuar gomonet e rafting, personat. Nëse për  turizëm kulturor duhet vetëm një guidë per të bërë rafting duhen më shumë persona që duhet të marrin pjesë. Kjo e rrit koston për sa i përket turizmit të aventurës. që nuk është një kosto shumë e madhe që e bën të papërballueshme për turistët. Në këtë drejtim Shqipëria ofron kushte shumë të mira.”, tha eksperti

 

Turizmi dimëror i aventurës (Foto Instagram)

Turizmi dimëror i aventurës (Foto Instagram)

Për të krijuar një ide, ekspertët flasin edhe për çmimet e paketave.

“ Paketat variojnë. Në rastin klasik nëse një turist do bëjë nje tur 10 ditor dhe në këtë tur do të përfshijë edhe  turizmin e aventurës, do i bëjmë një paketë të plotë të kombinuar me kulturë dhe me turizmin e aventurës. Paketa për një turist të huaj pa llogaritur kostot e fluturimit varion nga 1000-1500 euro për 10 deri në 15 ditë. Kërkesat janë nga më të ndryshmet. Ka persona që duan të bëjnë vetëm ecje hiking. normalisht paketa do kushtojë më pak. Por nëse do bëjë një itinerar të Veriut, përfshirë Tiranë- Shkodër-Theth, eksplorimi i zonës së Thethit, pastaj kalimi Theth- Valbonë, pastaj ecje në malet e Valbonës, kthimi me traget në Koman, dhe kthimi në Tiranë, një tur mund të shkojë afërsisht nga 500-700 euro pa përfshirë çmimin e avionit.”- tha Deliu.

Eksperti Deliu (Foto Instagram)

Eksperti Deliu (Foto Instagram)

Elkierd Deliu nga “Albanian Sport & Tourism” tregon se si funksionon mënyra e organizimit të këtij turizmi në zonën ku operon.

“Shqipëria duke qene se i ka të gjitha komponentet për të pasur një turizem gjithë vitin apo të plotesuar, pra të ofrojmë një paketë të plotësuar, nëse do bëjmë vetëm një itinierar për zonën e Elbasanit, duke qenë se bazën tonë e kemi në Elbasan i presim në aeroport, shkojmë në Elbasan ku kryejmë aktivitete kulturore, si një vizitë e kalasë, pastaj nese kemi edhe elemente të turizmit të qëndrueshëm kemi disa punishte në Elbasan ku turistët mund të shohin ku bëhen qilimat tradicionalë, mund të bëjnë degustim të vajit të ullirit, apo degustim mjalti.”- thotë ai.

Bie në sy fakti që turistët janë të interesuar deri në detaje për mënyren e jetëses, kulinarinë, kulturën apo traditën e popullit shqiptar.

“Turistët, pjesa më e madhe janë të interesuar tek një punishte degustimi të mjaltit provojmë 4 apo 5 tipe mjalti dhe ai që i pëlqen do ta blejnë. Tek punishtja që bën qilima, në paketë kemi vendosur që turisti me veshjet e tij mund të riciklojë një bluzë të vjetër, që punonjëset e bëjnë një rrugicë të vogël tipike tradicionale që ai e merr me vete. Ndërkohë ne jemi të parët që kemi filluar prej dy vitesh të bëjmë rafting në lumin Shkumbin dhe dita e dytë e vizitës i dedikohet komplet aktivitetit sportiv rafting.”

Lumi i Shales (Foto Instagram)

Lumi i Shales (Foto Instagram)

Mjaft interesantë janë edhe itineraret e paketave turistike

“ Pa dyshim që rafting në lumin Shkumbin kombinohet edhe me monumente historike. Gjatë rrugës ndalojmë dhe vizitojmë një urë të famshme të shekullit 17 që është Ura e Kamares. Ne kalojmë poshtë saj me rafting me gomone dhe patjetër bëjmë ndalesë aty, ku konsumojmë piknikun, ose ndalojmë në breg të lumit ku kemi një shtëpi fshatare të zonës dhe konsumojmë piknikun. Kur shkojmë nëpër shtëpitë e fshatrave shqiptare i kërkojmë piknik ndërsa ata na bëjnë dasmë, sa i përket vafteve, sepse kjo është mikpritja shqiptare.”