Foto nga VCG
Kina kundërshton me vendosmëri dhënien e ndihmës ushtarake për rajonin e Tajvanit dhe i ka paraqitur demarsh serioz palës amerikane, bëri të ditur të martën zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Tan Kefei.
Duke komentuar paketën e ndihmës ushtarake të Uashingtonit me vlerë 345 milionë dollarë për rajonin e Tajvanit, Tan theksoi se çështja e Tajvanit ka të bëjë me interesat thelbësore të Kinës dhe është një vija e kuqe që nuk duhet kaluar në marrëdhëniet kino-amerikane.
Me mendësinë e hegjemonizmit dhe të Luftës së Ftohtë, disa forca në ShBA kanë vazhduar të forcojnë lidhjet ushtarake me rajonin e Tajvanit nëpërmjet shitjes së armëve, ndihmës ushtarake e stërvitjes, duke nxitur veprime provokuese nga forcat separatiste, gjë që ka intensifikuar tensionin dhe kundërvënien ndërmjet dy brigjeve të ngushticës, u shpreh ai.
Kina i kërkon ShBA-së të ndalojë të gjitha format e lidhjes ushtarake me rajonin e Tajvanit dhe të mos shkojë më tej në rrugën e gabuar dhe të rrezikshme, tha zëdhënësi, duke shtuar se prirja e historisë është ribashkimi i Kinës dhe asnjë individ apo forcë nuk mund ta ndalojë atë.
Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës i kushton vëmendje nga afër gjendjes në ngushticën e Tajvanit, mban një nivel të lartë alarmi në çdo kohë, mbron vendosmërisht sovranitetin kombëtar e integritetin territorial dhe ruan paqen e qëndrueshmërinë në ngushticën e Tajvanit, shtoi ai.