
Foto nga VCG
Revista amerikane "Jacobin" publikoi në uebsajtin e vet më 29 korrik një artikull me titull "Zgjerimi i NATO-s në Azi është një ide jashtëzakonisht e keqe". Sipas artikullit, ligjvënësit amerikanë besojnë se zgjerimi i NATO-s në Azi është "i pashmangshëm". Në fakt, kjo është një ide krejtësisht e shmangshme dhe e keqe.
Më shumë se një shekull më parë, tensionet në rritje ndërmjet perandorive dhe një seri aleancash të ngatërruara e tërhoqën Evropën në luftën më katastrofike - Luftën e Parë Botërore.Ndërsa tani, një version më kaotik i kësaj situate po shfaqet me përkeqësimin e marrëdhënieve ShBA-Kinë dhe zgjerimin e NATO-s në pjesën më të madhe të Azisë.
Pavarësisht se si i shohin veprimet e tyre ata që nxitin zgjerimin e NATO-s në Azi, fuqitë e mëdha të rajonit – domethënë Kina, Koreja e Veriut dhe Rusia – e kanë bërë të qartë pakënaqësinë e tyre për këtë ide, vijon artikulli, duke shtuar që Pekini ka paralajmëruar se do të japë një "kundërpërgjigje të vendosur" nëse NATO-ja hyn në perimetrin e tij. "Tani ne duhet të kemi ndjeshmëri strategjike, duke i shqyrtuar problemet me mënyrën e vënies së vetes në vendin e të tjerëve dhe duke u përpjekur të kuptojmë se si mund t'i shohin ata veprimet tona. Kina ka arsye ta shohë rritjen e pranisë ushtarake të ShBA-së pranë brigjeve të saj si një kërcënim," theksohet në artiklullin e revistës "Jacobin".(Çang Çuo)
