
Foto nga VCG
Britania dënoi grushtin e shtetit në Niger dhe njoftoi se do të pezullojë ndihmën afatgjatë për zhvillimin e vendit të Afrikës Perëndimore.
“Britania mbështet plotësisht masat e menjëhershme politike dhe ekonomike të shpallura nga Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS)”, thuhet në një deklaratë të qeverisë britanike, citon “Xinhua”.
Në dokument theksohet se gjithsesi Britania do të vazhdojë të ofrojë ndihmë kritike humanitare për popullin e Nigerit.
Forcat e Mbrojtjes dhe Sigurisë së Nigerit njoftuan të mërkurën se ushtarët në vend kishin rrëzuar presidentin e zgjedhur.
ECOWAS, një grup rajonal prej 15 vendesh, njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj udhëheqësve ushtarakë të Nigerit të përfshirë në grushtin e shtetit. (Elona)
