PKK-ja cakton mbi 6 milionë dollarë për të trajtuar përmbytjet në Pekin, Hebei e Tianjin
2023-08-02 20:22:07

foto/VCG

foto/VCG

Departamenti i Organizimit i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) ka caktuar 44 milionë juanë (rreth 6.17 milionë dollarë amerikanë) fonde për të ndihmuar në kontrollin e përmbytjeve dhe punën e ndihmës në fatkeqësi në Pekin, Hebei dhe Tianjin.

foto/VCG

foto/VCG

Fondi vjen nga tarifat e mbledhura nga anëtarët e PKK-së dhe të administruara nga departamenti në emër të Komitetit Qendror të PKK-së. 

Departamenti u ka kërkuar organizatave të Partisë që të bëjnë sa munden për zbatimin e masave për kontrollin e përmbytjeve dhe zbutjen e pasojave të fatkeqësive, duke minimizuar numrin e viktimave dhe duke garantuar sigurinë e jetës dhe të pronës së njerëzve, si edhe qëndrueshmërinë e përgjithshme shoqërore.

foto/VCG

foto/VCG

Departamenti theksoi se fondi duhet të ndahet menjëherë në nivelin parësor, në mënyrë që të përfitojnë ndër të tjera ata që punojnë në vijën e parë dhe ata që po vuajnë nga përmbytjet.  (Fang Xiaoyu/Artan)