Kina aktivizon nivelin më të lartë të reagimit emergjent për përmbytjet në pellgun e lumit Haihe
2023-08-02 10:19:19
Ministria e Burimeve Ujore e Kinës të martën pasdite ngriti nivelin e reagimit të saj emergjent ndaj përmbytjeve në pellgun e lumit Haihe në Nivelin I, niveli më i lartë, pasi puna për kontrollin e përmbytjeve në zonë hyri në një fazë kritike, shkruan “Xinhua”.
Mëngjesin e të martës, reshjet mesatare në zonë ishin 129 milimetra dhe reshjet totale kishin kaluar 40 miliardë metra kub, sipas ministrisë.
Si rezultat i reshjeve të vazhdueshme, nivelet e ujit të 16 lumenjve në pellgun e lumit Haihe kanë tejkaluar shenjat e tyre paralajmëruese, tha ministria.
Tashmë në zonë parashikohet të ketë reshje të dobëta deri në mesatare. (Elona)
Lajmet Kryesore