“Veprat e zgjedhura të Xi Jinping-ut” botohen në 7 gjuhë të pakicave kombëtare
2023-08-02 20:23:29

foto/CCTV

foto/CCTV

Dy vëllimet e para të një serie veprash të zgjedhura të Xi Jinping-ut janë përkthyer në shtatë nga gjuhët e pakicave kombëtare të Kinës, sipas një deklarate zyrtare të bërë të mërkurën.

Shtatë gjuhët janë ajo mongole, tibetiane, ujgure, kazake, koreane, yi dhe zhuang.

Në deklaratë thuhet se versionet e përkthyera janë botuar dhe shpërndarë në mbarë Kinën. Besohet se ato do të ndihmojnë banorët e pakicave kombëtare të njohin më mirë Mendimin e Xi Jinping-ut mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për Epokën e Re.

Librat u botuan fillimisht në gjuhën standarde kineze në prill.  (Fang Xiaoyu/Artan)