foto/VCG
Furnizimi me armë nga ShBA-ja i rajonit të Tajvanit të Kinës shkel seriozisht parimin e “Një Kine” dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane, veçanërisht komunikatën e “17 gushtit”, u shpreh në një konferencë të rregullt shtypi të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës. Sipas saj, ky veprim dëmton seriozisht sovranitetin e interesat e sigurisë të Kinës dhe minon seriozisht marrëdhëniet kino-amerikane dhe paqen e qëndrueshmërinë përgjatë ngushticës së Tajvanit. Kina shpreh pakënaqësinë e vet të madhe dhe e kundërshton me vendosmëri një gjë të tillë, dhe ka paraqitur demarsh serioz ShBA-së.
foto/VCG
Shtëpia e Bardhë njoftoi kohët e fundit se ka vendosur të ofrojë një ndihmë ushtarake me vlerë rreth 345 milionë dollarë për rajonin e Tajvanit të Kinës. Kjo është hera e parë që administrata Biden përdor “të drejtën presidenciale” për të ofruar ndihmë për rajonin e Tajvanin. E pyetur se cili është komenti i Kinës lidhur me këtë, zëdhënësja theksoi:
foto/VCG
“Çështja e Tajvanit është thelbi i interesave themelore të Kinës dhe vija e parë e kuqe e pakapërcyeshme në marrëdhëniet kino-amerikane. Ne i bëjmë thirrje palës amerikane që të zbatojë pa luhatje parimin e ‘Një Kine’ dhe dispozitat e tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane, të ndalojë forcimin e lidhjeve ushtarake me Tajvanin dhe të ndalojë armatosjen e Tajvanit nën çfarëdo emri e në çfarëdo mënyre, të ndalojë së krijuari tensione në ngushticën e Tajvanit dhe të ndalojë përkrahjen e forcave separatiste të ‘pavarësisë së Tajvanit’ për të kërkuar pavarësinë me forcë. Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e madhe, vullnetin e paluhatshëm dhe aftësinë e fortë të popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial.” (Fang Xiaoyu/Artan)