Gjenden afro 30 predha të pashpërthyera pranë bregut, mbyllet plazhi në Detin e Zi
2023-08-02 10:24:26

Foto nga Panorama
Autoritetet turke kanë mbyllur plazhin e Sofular në Detin e Zi, pasi në atë zonë, shumë pranë bregut, u gjetën 28 predha të pashpërthyera.
Sipas mediave të huaja, predhat u gjetën nga zhytësit në një thellësi nga 1 deri 1.5 metra dhe rreth 10 metra larg njëra-tjetrës, shkruan “Panorama”.
Tetë mina u nxorën në breg për t’u shkatërruar, ndërsa mësohet se zhytësit vazhdojnë kërkimet në shtratin e detit, jo shumë larg plazhit.
Në pamjet e publikuara nga mediat, predhat e gjetura duket se mund të kenë qenë në ujë për një kohë të gjatë. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur asnjë informacion mbi origjinën e mundshme të predhave. (Elona)
Lajmet Kryesore
