Venezuela dëbon 7000 shpyllëzues të paligjshëm nga Amazona
2023-08-02 14:43:41

Foto nga VCG
Më shumë se 7000 minatorë të paligjshëm u hoqën nga Parku Kombëtar Yapacana në Amazonën e Venezuelës, bën të ditur “ATSH”.
Lajmi u njoftua nga Forcat e Armatosura të Venezuelës, të cilat po kryejnë operacione masive në zonat e mbrojtura në jug të vendit, si pjesë e operacionit “Autana 2023”, të nisur nga presidenti Nicolas Maduro.
Në fillim të këtij viti, imazhet satelitore të analizuara nga OJQ-ja “Amazon Conservation” kishin zbuluar se si aktivitetet e paligjshme të minierave po shkatërronin parkun Yapacana, me mbi 750 hektarë të shpyllëzuar vetëm midis viteve 2021 dhe 2022. (Elona)
Lajmet Kryesore
