
Foto nga VCG
Franca nisi evakuimin për qytetarët e saj dhe të vendeve të tjera evropiane nga Nigeri, gati një javë pasi junta ushtarake mori pushtetin pas grushtit të shtetit.
Ministria e Jashtme franceze njoftoi se vendimi për fillmin e evakuimeve u nxit nga dhuna ndaj Ambasadës franceze në kryeqytetin Niamey dhe mbyllja e hapësirës ajrore të Nigerit, shkruan “Panorama”.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, deklaroi në mediat sociale se Italia gjithashtu do t’u ofrojë qytetarëve të saj në Niamey fluturime evakuimi.
Organizata rajonale e Afrikës Perëndimore, e njohur si ECOWAS, njoftoi se ka vendosur sanksione kundër krerëve të grushtit të shtetit në Niger dhe se mund të përdorë forcën për të rikthyer presidentin Mohamed Bazoum në pushtet.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar gjithashtu që qeveria e Bazoum të rikthehet menjëherë.
BE-ja nuk po planifikon të evakuojë zyrtarisht personelin e saj nga Nigeri, megjithëse ata janë të lirë të largohen, tha një zëdhënës i KE-së, duke shtuar se zyrtarët po i ndjekin nga afër zhvillimet. (Elona)
