Rusia merr masa shtesë sigurie për të mbrojtur infrastrukturën civile
2023-08-02 12:11:19

Foto nga VCG

Rusia po merr masa shtesë për të mbrojtur infrastrukturën civile nga sulmet ukrainase, deklaroi ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.  

“Duke marrë parasysh situatën aktuale, janë marrë masa shtesë për të rritur mbrojtjen kundër sulmeve ajrore dhe detare”,- tha Shoigu gjatë një takimi me zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, citon “Xinhua”.  

Sipas tij, Ukraina është fokusuar në kryerjen e sulmeve, që i cilësoi terroriste, në infrastrukturën civile në qytetet ruse në kuadër të një kundërsulmi të pasuksesshëm. (Elona)