Maqedoni e Veriut: ministrat nga BDI japin dorëheqjen me kusht që opozita të votojë ndryshimet kushtetuese
2023-08-02 16:48:27

Foto nga VCG

Në Maqedoninë e Veriut, ministrat nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, që janë pjesë e koalicionit qeverisës dorëzuan letrat e dorëheqjeve të tyre me kusht që opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE që të votojë ndryshimet kushtetuese.

Dorëheqjet do të hynin në fuqi në mënyrë automatike pasi VMRO-ja të votonte pro ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë kusht për vijimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Ministrat e BDI-së i dorëzuan kryeministrit Dimitar Kovaçevski dorëheqjet e nënshkruara.

Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate në pushtet thotë se tani i takon drejtuesit opozitar Hristijan Mickovski të dëshmojë nëse është për vijimin e rrugës europiane të vendit, apo jo.

Pavarësisht dorëheqjeve nga ministrat e BDI, VMRO-ja e opozitës thotë se "ky hap është një manovër politike për shpërqendrimin e vëmendjes së opinionit publik".