Gjykatësi refuzon të bllokojë hetimin zgjedhor të ish presidentit Trump
2023-08-01 16:28:50

Foto nga VCG

Një gjykatës në shtetin jugor të Xhorxhias të SHBA-së refuzoi të hënën përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump për të bllokuar një prokurore të ndjekë një padi kundër tij për përpjekjet për të përmbysur në mënyrë të paligjshme rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet ndaj demokratit Joe Biden.

Zoti Trump kishte pohuar se Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis në Atlanta kishte mbikëqyrur një hetim që ishte "konfuz, me të meta dhe, nganjëherë, jokushtetues".

Anëtari i Gjykatës së Lartë të Xhorxhias Robert McBurney vendosi se pretendimet e zotit Trump ishin "ose të pamjaftueshme ose spekulative ".

Gjykatësi tha: "Pretendimet janë të pamjaftueshme sepse, ndërsa të qënurit jobjektiv i një hetimi penal shumë të publikuar, ka të ngjarë të jetë një përvojë e padëshiruar dhe e pakëndshme, asnjë gjykatë nuk ka konstatuar ndonjëherë se ky status i vetëm ofron një bazë që gjykatat të ndërhyjnë me ose të ndalojnë hetimin”.

Gjykatësi McBurney tha se ish-presidenti mund të ngrejë sfida ligjore për hetimin e Xhorxhias nëse ai akuzohet dhe kur të caktohet një gjyqtar për çështjen.