Kina regjistron rritje të trafikut të mallrave në gjysmën e parë të vitit
2023-08-01 11:53:53

Foto nga VCG

Kina pati një rritje të trafikut të mallrave në gjysmën e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Transportit, njofton “Xinhua”.

Vëllimi i mallrave të Kinës u rrit 6.8 për qind në bazë vjetore në 25.93 miliardë tonë nga janari në qershor. Gjatë kësaj periudhe, në vend u transportuan rreth 19.01 miliardë tonë mallra me transport rrugor, që paraqet një rritje prej 7.5 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas ministrisë.

Rreth 3.28 milionë tonë mallra u transportuan në rrugë ajrore, një rritje prej 6.4 për qind në bazë vjetore.

Nga janari në qershor, xhiroja e porteve të Kinës u rrit 8 për qind në bazë vjetore në 8.19 miliardë tonë.  (Fatosi)