Presidenti kinez urdhëron të bëhen të tëra përpjekjet për shpëtimin e njerëzve të humbur e të bllokuar nga përmbytjet
2023-08-01 14:32:09

foto/VCG

foto/VCG

Presidenti kinez Xi Jinping urdhëroi të martën të bëhen të gjitha përpjekjet për kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve të humbur a të bllokuar nga përmbytjet dhe fatkeqësitë gjeologjike në një udhëzim mbi punën lidhur me parandalimin e përmbytjeve dhe zbutjen e pasojave të fatkeqësive.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, kërkoi gjithashtu të pakësohet sa më shumë numri i viktimave.

Nën ndikimin e tajfunit "Doksuri", reshje ekstreme shiu u regjistruan në Kinën Veriore dhe rajonet përgjatë Lumit të Verdhë dhe lumit Huaihe, duke shkaktuar përmbytje e katastrofa gjeologjike, si edhe shumë viktima në Pekin e Hebei.

foto/VCG

foto/VCG

Është me rëndësi kyçe që të sigurohet trajtimi mjekësor për të lënduarit dhe t'u ofrohen ngushëllime familjeve të të vdekurve, tha Xi.

Ai kërkoi përkrahje për banorët e prekur nga përmbytjet dhe fatkeqësitë gjeologjike, rregullimin menjëherë të infrastrukturës së dëmtuar duke përfshirë transportin, telekomunikacionin e rrjetin elektrik, dhe rikthimin e rendit normal të punës dhe jetës sa më shpejt të jetë e mundur.

foto/VCG

foto/VCG

Xi theksoi se autoritetet përkatëse duhet të forcojnë mbikëqyrjen dhe paralajmërimin e hershëm për përmbytje, të përqendrohen në vendet kryesore për parandalimin e përmbytjeve dhe të zbatojnë plotësisht masat për parandalimin e përmbytjeve gjatë periudhës kyçe nga fundi i korrikut deri në fillim të gushtit.

Siguria e jetës dhe pronës së njerëzve, si edhe qëndrueshmëria shoqërore, duhet të sigurohen me të gjitha përpjekjet, vuri në dukje presidenti i Kinës Xi Jinping. (Artan)