Avioni zjarrfikës i prodhimit kinez përfundon fluturimin e parë provë
2023-08-01 18:05:07

foto/VCG

foto/VCG

Avioni zjarrfikës "Modern Ark 60 (MA60)", i krijuar në mënyrë të pavarur prej Kinës, ka kryer fluturimin e parë provë, duke hedhur themelet për fazat pasuese të testimit të fluturimit të zhvillimit, testimit të fluturimit të miratimit të kualifikimit dhe certifikimit të vlefshmërisë ajrore, tha Korporata e Industrisë së Aviacionit e Kinës të hënën.

"Modern Ark 60 (MA60)" është një avion i madh dhe i mesëm me shumë qëllime me krahë të fiksuar, me të drejta të pavarura të pronësisë intelektuale.

Aeroplani është në gjendje të kryejë të ashtuquajturin "bombardim me ujë", komunikim dhe komandim ajror, si dhe parandalimin dhe monitorimin e zjarrit. Ai ka aftësinë për të kaluar shpejt ndërmjet funksioneve të transportit dhe sistemit të shuarjes së zjarrit, dhe mund të ndërmarrë detyra të shpëtimit emergjent të personelit dhe të transportit të materialeve.

Ky aeroplan zjarrfikës, me shpejtësinë e madhe dhe rrezen e gjatë të fluturimit, besueshmërinë e lartë dhe sistemin e fuqishëm të mbështetjes së shërbimit, ka epërsi të ndjeshme në transportin e materialeve të ndihmës në raste fatkeqësish dhe në fluturimet ndërrajonale në distanca të gjata.

Prodhimi i tij ka nisur në qershor të vitit 2021 dhe avioni pritet ta marrë certifikatën e vlefshmërisë ajrore këtë vit.

Përpara fluturimit të parë u kryen ndër të tjera kontrolli i përgjithshëm i sistemit elektrik dhe i pajisjeve të uljes, si edhe testimi i motorit.   (Fang Xiaoyu/Artan)