Raporti i Inteligjencës britanike: Rusia ka dështuar ta izolojë popullatën nga konflikti
2023-08-01 14:17:15

Foto nga VCG
Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se Rusia ka dështuar të izolojë popullatën nga konflikti, duke i dhënë përparësi ndryshimit të legjislacionit për t’u mundësuar më shumë burrave të angazhohen në misione ushtarake, raporton “Panorama”.
Sipas raportit të ministrisë, në mes të korrikut, Duma e Shtetit rriti moshën maksimale të detyrimit për rekrutim nga 27 në 30, duke ruajtur kufirin aktual të poshtëm në 18.
Aktualisht, rekturët e rinj rusë nuk janë dislokuar në Ukrainë pasi janë mobilizuar të kryejnë detyra e operacione të tjera brenda Rusisë. (Fatosi)
Lajmet Kryesore
