MPJ: Kina dënon ashpër shpërthimin vetëvrasës në Pakistan
2023-08-01 16:30:25

foto nga

foto nga MPJ e Kinës

Kina kundërshton fort terrorizmin e të gjitha formave dhe dënon ashpër sulmin me bombë kundër banorëve të thjeshtë, tha të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

Sipas njoftimeve, të paktën 44 veta u  vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën nga një shpërthim me bombë në një miting të zhvilluar të dielën në Bajaur, një distrikt fisnor në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit. Pakistani e quajti atë një sulm terrorist.

Duke iu përgjigjur pyetje të medieve, zëdhënësi i diplomacisë kineze theksoi se Kina është thellësisht e tronditur nga ky sulm dhe shpreh ngushëllime për viktimat, si edhe simpati për familjet e tyre dhe të plagosurit.

"Kina e përkrah me vendosmëri Pakistanin në nxitjen e Veprimit kundër Terrorizmit të tij dhe do të përpiqet me vendosmëri për të çrrënjosur terrorizmin, për të ruajtur qëndrueshmërinë shoqërore dhe për të mbrojtur jetën e njerëzve," u shpreh zëdhënësi. (Wang Lei/ Artan)

foto nga CFP

Një djalë i plagosur në sulmin terrorist në Pakistan u shtrua në spital, më 31 korrik 2023/ foto nga CFP

foto nga CFP

Funerali i një viktime gjatë sulmit terroriste në Pekistan më 31 korrik 2023/ foto nga CFP