Spanjë - Feijoo kërkon takim me Sanchez për shmangien e krizës qeverisëse
2023-08-01 11:55:52

Foto nga VCG

Konservatori Alberto Nunez Feijoo, Partia Popullore (PP) e të cilit doli në krye në zgjedhjet legjislative në Spanjë, por që nuk mori dot numrin e nevojshëm të vendeve në Parlament për të formuar një qeveri, i kërkoi kryeministrit në largim Pedro Sanchez një takim për të shmangur një situatë të paqeverisshme, shkruan “ATSH”.

Kreu i PP-së tregoi se këtë kërkesë e ka bërë pasi ka përfunduar numërimi i votave të votuesve spanjollë që jetojnë jashtë dhe si fitues i zgjedhjeve të 23 korrikut.

Në fund të këtij numërimi, socialistët kaluan nga 122 në 121 deputetë dhe PP e Alberto Nunez Feijoo nga 136 në 137. Të dy partitë ishin larg 176 vendeve të nevojshme për të marrë një shumicë absolute në Parlament në raundin e parë.

Me mbështetjen që kanë të dy partitë, balanca e pushtetit tani është 171 deputetë për të majtën dhe 171 për të djathtën. (Fatosi)