Gati një linjë e re ajrore direkte që lidh Shenzhenin me Milanon
2023-08-01 11:46:39
Foto nga VCG
“Hainan Airlines” do të nisë në shtator një linjë të re ajrore direkte që lidh Shenzhenin e Kinës dhe Milanon e Italisë, njoftoi operatori, shkruan “Xinhua”.
Shërbimi i ri, që do të nisë më 20 shtator, do të kryejë tre udhëtime vajtje-ardhje në javë, të hënën, të mërkurën dhe të shtunën.
Ky është fluturimi i tretë direkt i “Hainan Airlines” midis Kinës dhe Italisë, pas shërbimeve Chongqing-Romë dhe Shenzhen-Romë.
Sipas kompanisë, rruga e re ajrore do të mbështesë shkëmbimet kulturore dhe ekonomike midis dy kombeve. (Fatosi)
Lajmet Kryesore