Foto nga VCG
Investimi i aseteve fikse të Kinës në sektorin e prodhimit të informacionit elektronik u rrit 9.4 për qind në bazë vjetore gjatë gjysmës së parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.
Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit norma e rritjes ishte 0.5 pikë përqindje më e lartë se mesatarja e gjithë industrisë.
Firmat e mëdha në këtë sektor panë të ardhura me rënie prej 4.2 për qind në bazë vjetore. Fitimet ranë 25.2 për qind nga një vit më parë në 241.8 miliardë juanë (rreth 33.91 miliardë dollarë amerikanë), krahasuar me një rënie prej 49.2 për qind në periudhën janar-maj.
Prodhuesit kryesorë të informacionit elektronik në Kinë janë ata me të ardhura kryesore vjetore të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë secili. (Fatosi)