Filmi “Oppenheimer” nuk po transmetohet në Japoni
2023-08-01 16:08:58

Foto nga VCG

Filmi i fundit i regjisorit britaniko-amerikan Christopher Nolan, “Oppenheimer” po korr sukses në mbarë botën, me përjashtim të Japonisë. Në këtë shtet ende nuk ka një datë se kur do të nis transmetimi në kinema për publikun.

Filmi përshkruan krijimin e bombës atomike nga shkencëtari i Luftës së Dytë Botërore, J.Robert Oppenheimer, bomba e cila më pas u përdor për të shkatërruar Hiroshimën dhe Nagasakin në gusht të vitit 1945.

Shumica e vizitorëve japonezë në Parkun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima thonë se nuk kishin dëgjuar për filmin, i cili kurrë nuk ishte reklamuar brenda vendit apo të ketë ngjallur debate.