Vazhdon puna e ndihmës në zonat e goditura nga stuhia në Pekin
2023-08-01 21:10:11

foto/VCG

foto/VCG

Nën ndikimin nga tajfuni “Doksuri”, reshje ekstreme shiu u regjistruan në Kinën Veriore dhe rajonet përgjatë Lumit të Verdhë dhe lumit Huaihe, duke shkaktuar përmbytje e katastrofa gjeologjike dhe duke sjellë mjaft viktima në Pekin dhe provincën Hebei.

Të dhënat tregojnë se, nga ora 20 e së shtunës deri në orën 9 të mëngjesit të së martës, sasia mesatare e reshjeve në Pekin ishte 261.8 mm, ndërsa sasia maksimale i kaloi 700 mm në distriktet Mentougou dhe Changping. 

foto/VCG

foto/VCG

Për të siguruar nevojat themelore të jetesës dhe ato mjekësore të viktimave të përmbytjeve, një brigadë aviacioni nga Gruparmata e 81-të e Ushtrisë Çlirimtare Popullore u është bashkuar përpjekjeve të shpëtimit, duke hedhur furnizime bazë nga ajri në fshatrat e paarritshëm dhe duke transportuar banorët e bllokuar në rrezik për t’u mbytur.

Rreth orës 5:10 të mëngjesit së të martës, katër helikopterë transporti që mbanin 26 ushtarë shkuan në distriktin më të goditur Mentougou, ku po kryejnë detyra të tilla si hedhja e ndihmave nga ajri dhe transferimi i pacientëve. Ata planifikohet të dorëzojnë 1 900 artikuj ushqimorë, 900 mushama dhe 700 batanije, si dhe furnizime të tjera shumë të nevojshme për viktimat e përmbytjeve. Nëse kushtet e motit e lejojnë, ekipet e shpëtimit do të zbresin dhe do t'ua shpërndajnë materialet banorëve.

foto/VCG

foto/VCG

Sipas autoriteteve bashkiake, deri në orën 5 të mëngjesit të së martës, mbi 60 000 banorë në Pekin, duke përfshirë rreth 30 000 në distriktin Fangshan, ishin zhvendosur për shkak të stuhive të shiut.   (Fang Xiaoyu/Artan)