Mjetet inteligjente lehtësojnë punën në zyra
2023-08-01 11:11:35

Foto nga VCG

Përdorimi i produkteve të teknologjisë së lartë nga kompanitë globale të teknologjisë po bëhet një trend i ri në mesin e punonjësve të zyrave kineze, njofton “Xinhua”.

“IFLYTEK”, kompania udhëheqëse e Kinës për inteligjencën artificiale dhe të të folurit inteligjent, ka zhvilluar një platformë inteligjente shërbimi zyre, e cila përfshin produkte dhe shërbime të inteligjencës artificiale me shumë skena, të tilla si zë në tekst, konferenca në renë kompjuterike, përkthim të njëkohshëm dhe shërbime të titrave.

Aplikacioni, i lançuar në vitin 2015 nga “iFLYTEK”, tani ka rreth 25 milionë përdorues të regjistruar, tha Song Yuwen, menaxher i markës së aplikacionit. “Produktet tona janë gjithashtu shumë të njohura në vendet e huaja si Japonia, duke sjellë lehtësi për më shumë punonjës të zyrës”,- shtoi Song.

Nga viti 2019 deri në vitin 2022, tregu inteligjent për zyrat në Kinë është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me madhësinë e tregut duke u rritur nga 28.8 miliardë juanë (rreth 4.03 miliardë dollarë amerikanë) në 70 miliardë juanë dhe pritet të arrijë në 100 miliardë juanë në vitin 2023, sipas “S&P”.  (Fatosi)