Pse Kina do të kontrollojë eksportin e sistemeve antidron?
2023-08-01 16:56:34

foto nga CFP

Ministria e Tregtisë e Kinës publikoi të hënën në uebsajtin e saj dy deklarata për kontrollin e eksportit të artikujve përkatës lidhur me mjetet ajrore pa pilot (dronët). Krahas kontrollit të përkohshëm të dronëve, në deklaratë Kina shpalli për herë të parë qartazi kontrollin e eksportit të sistemeve antidron.

Pse në deklarata përmenden në veçanti sistemet antidron? Për këtë të njihet së pari prirja e zhvillimit të dronëve.

Vitet e fundit, teknologjia dhe industria e dronëve civilë kanë pasur zhvillim të shpejtë, me zgjerimin e pandërprerë të përdorimit të dronëve të konsumit dhe të dronëve industrialë.

foto nga CFP

Aparati elektronik antidrion i demonstruar në Ekspozitën e 19-të Ndërkombëtare të Produkteve të Sigurisë Publike në Shangai, më 23 maj 2019/ foto nga CFP

Vëzhgimi dhe frenimi efikas i dronëve dhe parandalimi i rreziqeve të sigurisë prej tyre janë vënë në fokus të parandalimit dhe sigurisë. Kështu lindën dhe njohën një zhvillim të shpejtë sistemet antidron. Njëkohësisht, përdorimi i këtyre sistemeve është bërë i zakonshëm edhe në fushëbetejat ushtarake.

Lidhur me këtë, Wang Junfeng, zv.kryeinxhinieri i Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Radios, vuri në dukje se duhet të tregohet vëmendje që çdo sistem antidron, krahas garantimit të kërkesave të ligjshme për siguri, nëse nuk përdoret në mënyrë të drejtë, mund të shkaktojë pasoja të rënda, përfshirë kërcënimin e sigurisë së aviacionit civil, acarimin e rreziqeve të konflikteve ushtarake etj.

Nga ana tjetër, duhet të jemi të ndërgjegjshëm ç'është shpërdorimi i sistemeve antidron. Frenimi i dronit ndërmjet teknikës radiodhënëse është një ndër metodat kryesore antidron në Kinë dhe në vende të tjera. Në varësi nga parametrat teknikë, aparatet e sistemit radiodhënës antidron mund të luajnë rol në një sferë nga qindra metra në disa kilometra, e madje deri në dhjetëra kilometra.

foto nga CFP

Pavijoni i sistemeve antidron në Ekspozitën Ndërkombëtare të Fluturimeve Ajrore e Kozmike në Zhuhai, më 26 shtator 2021/ foto nga CFP

Wang Junfeng tha se sistemi radiodhënës antidron thelbësisht është pajisje e kundërvënies elektromagnetike dhe sinjalet e lëshuara nga ai përhapen në një hapësirë të hapur, ndërsa kufiri i tyre është vështirë të kontrollohet saktësisht dhe nuk mund të shmanget ndërhyrja në mjedisin elektromagnetik përreth dhe në sistemet e tjera të ligjshme radiodhënëse. Prandaj, është e rëndësishme që të sigurohet përdorimi i ligjshëm dhe normal i sistemeve antidron.

Në përgjithësi, qoftë në fushën civile, qoftë në fushën ushtarake, marrëdhënia ndërmjet dronit dhe sistemit antidron është si ajo ndërmjet heshtës dhe mburojës. Përdorimi si i dronëve, ashtu edhe i sistemeve antidron ka të bëjë jo vetëm me sigurinë e jetës dhe të pasurisë të popullit, por edhe me sigurinë kombëtare.

Më parë qeveria kineze i kishte përfshirë dronët në sferën e eksportit. Kësaj here, kontrollohen edhe sistemet antidron civile. Kjo masë është me kohë dhe e përpiktë. (Wang Lei/ Artan)