Kompanitë e mëdha farmaceutike po rrisin investimet e tyre në Kinë
2023-08-01 15:11:45

Foto nga VCG

Sipas raportimeve të fundit të mediave amerikane, kompanitë e mëdha farmaceutike perëndimore po i rrisin investimet  në Kinë, megjithëse mund të preken nga përshkallëzimi i tensioneve kino-amerikane dhe nga ulja e "varësisë" së Shteteve të Bashkuara dhe Evropës nga Kina.

Kompanitë farmaceutike perëndimore, si "Pfizer", "AstraZeneca" etj., kanë deklaruar së fundmi se janë të përkushtuara për ta ndihmuar Kinën të përballojë sfidat që sjell një popullsi në plakje dhe kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi përkatëse me kompanitë kineze. Që nga marsi i këtij viti, drejtues të shumë kompanive të mëdha farmaceutike kanë nisur vizitat e tyre në Kinë. "Pfizer", "AstraZeneca", "Takeda", "Merck" etj. kanë shprehur besimin e tyre te tregu kinez dhe kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe firmat përkatëse. (Çang Çuo)