
Foto nga VCG
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të forcojë bashkëpunimin me Filipinet për sigurinë detare.
Gjatë një takimi me presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., në Manila, von der Leyen theksoi rëndësinë e një rajoni të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor.
Gjatë takimit, dy udhëheqësit diskutuan edhe një sërë çështjesh, nga siguria, tregtia deri te ndryshimet klimaterike, njofton “RTSH”.
“Ne jemi të gatshëm të forcojmë bashkëpunimin me Filipinet për sigurinë detare në rajon duke shkëmbyer informacione, duke kryer vlerësimin e kërcënimeve dhe duke ndërtuar kapacitetin e Rojes suaj Bregdetare”,- tha von der Leyen.
Dy liderët diskutuan edhe për rinisjen e negociatave për një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe tranzicionin energjetik të vendit të Azisë Juglindore. (Fatosi)
