foto/VCG
Mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në Pekin, pasi mbetjet e tajfunit "Doksuri" sollën reshje rekord në kryeqytetin kinez dhe sollën ndalim të fluturimeve ajrore të hënën, sipas njoftimeve nga CCTV.
"Doksuri" është një nga stuhitë më të forta që ka goditur Kinën në vite dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha gjatë fundjavës në provincën jugore të Fujian-it, duke bërë që qindra mijë banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Para se të zbarkonte në Kinë, tajfuni përfshiu Filipinet, duke vrarë të paktën 25 veta, sipas CNN-it, që citoi Këshillin Kombëtar të Pakësimit dhe Menaxhimit të Rrezikut të Fatkeqësive të Filipineve.
Shirat e dendur vazhduan në Pekin, si edhe në Hebei, Tianjin dhe në pjesën lindore të provincës Shanxi, ndërsa "Doksuri" u përhap në Kinën Veriore, tha Administrata Meteorologjike e Kinës.
foto/VCG
Mesatarja e reshjeve të shiut në Pekin nga ora 20:00 e së shtunës deri në 13:00 të së hënës arriti në 176.9 mm. Sasia maksimale e reshjeve u regjistrua në distriktin Fangshan, duke arritur nël 580.9 mm, sipas Observatorit të Pekinit.
Observatori mbajti alarmin e kuq, paralajmërimin më të lartë, për reshje të dendura Pekin, ndërsa Stacioni Hidrologjik i Pekinit e përditësoi paralajmërimin e vet për përmbytjet, duke parashikuar edhe më shumë shira dhe përmbytje të lumenjve.
foto/VCG
Mbetjet e "Doksurit" pritet të vazhdojnë në rajonet veriore të Kinës deri të martën.
Autoritetet paralajmëruan banorët, veçanërisht ata në zonat malore, që reshjet e dendura të shiut mund të çojnë në fatkeqësi dytësore, si përmbytje të shpejta, rrëshqitje dheu, rënie gurësh dhe mbeturina të rrezikshme. (Fang Xiaoyu/Artan)