Franca aktivizon alarmin e kuq për shkak të rrezikut nga zjarret
2023-07-31 16:47:20

Foto nga VCG

Në rajonin Var në jug të Francës është aktivizua alarmi i kuq pasi temperaturat përvëluese po paraqesin rrezik shumë të lartë nga zjarret.

Administrata Meteorologjike Franceze paralajmëroi se do të ketë rrezik shumë të lartë zjarresh në rajonin Var.

Me këtë paralajmërim, në rajon është aktivizuar alarmi i kuq, pasi temperaturat e ajrit që kanë arritur mbi normalen sezonale po paraqesin rrezik për të shkaktuar zjarre në pyje dhe për të përhapur flakët, njofton “ATSH”.

Një nivel më i ulët rreziku, alarmi portokalli, është shpallur në rajonin Bouches-du-Rhone, ndërsa për rajonet Aude, Herault, le Gard, Aveyron, Ardeche, Drome, Hautes-Alpes, Alpes-de-Haute-Provence, Alpes-Maritimes, Vaucluse, Haute-In Corse dhe Corse-du-Sud u kërkua vigjilencë në lidhje me rrezikun e zjarreve.

Vatra të mëdha dhe të vogla zjarri që shpërthyen në disa rajone, si Haute-Corse dhe Nice, janë vënë nën kontroll brenda një kohe të shkurtër me ndërhyrjen e zjarrfikësve.   (Fatosi)